Mamaja e Mbapesë lë gjithçka pezull: Nuk ka rinovuar, Reali mbetet në “pole”!

Fajza Lamari ka qenë e përfshirë fort në bisedime dhe mediat franceze apo spanjolle kanë shkruar se ka shkuar deri në Katar. Mamaja e Kilian Mbapesë është agjentja e vërtetë e të birit, ndaj edhe kur flet ajo duhet dëgjuar me vëmendje. Ishte thënë se takimi i fundit i Fajzës në Katar ishte pozitiv dhe kishte një motiv më shumë për të besuar se kampioni i botës do të rinovonte me Paris SG. Gjithsesi, në një intervistë ekskluzive për të përditshmen spanjolle, “Marka”, ajo largon disa dyshime, por nuk i shuan krejtësisht. “Është krejtësisht lajm i rremë që Kiliani ka rinovuar (ne PSG-në), – thotë ajo, duke hedhur poshtë lajmin e dhënë nga “Lë Parizien”, – nuk ka akord në parim me Paris SG, apo me ndonjë klub tjetër. Bisedimet për të ardhmen e Kilianit vazhdojnë me qetësinë më të madhe”. Mediat spanjolle shkruajnë se Reali mbetet në “pole position”.

Sfidanti.al