Murinjo vendos edhe një rekord, në finalet europiane me 4 skuadra!

Shumë teknikë të mëdhenj kanë arritjet e tyre të shquara si Migel Munjoz, Bob Pejsli, Brajan Kllaf, Karlo Ançeloti, Zinedin Zidan, Pep Guardiola apo Jurgen Klop. Mes tyre është me meritë edhe Zhoze Murinjo që ka rekordet e tij. Së fundmi, trajneri portugez u bë i pari teknik në kontinentin e vjetër që arrin finalet europiane me 4 skuadra të ndryshme. E bëri në 2003 dhe 2004 me Porton, e bëri me Interin e Milanos në 2010 në Champions, në 2017 me Mançester Junajtidin në Ligën e Europës dhe këtë sezon me Romën në Ligën e Konferencave. Nuk dihet nëse do ta vazhdojë rekordin personal që ka fituar çdo finale të tillë.

Sfidanti.al