Brezi i Brojës u largua, Çelsi U23 është pranë rënies nga Premier Liga

Dy vjet më parë ishin fitues të titullit, kampionë krenarë të Anglisë për kategorinë e moshës. Flasim për futbollistët e rinj të Çelsit U23 që “pushtuan” Premier Ligën , por pastaj u shpërndanë si “zogjtë shtegtarë”. Disa prej yjeve të rinj ia kanë dalë që të hyjnë në skuadrën e parë të trajnerit Tomas Tuhel. Këta janë sulmuesit Mejzën Maunt dhe Ruben Loftus-Çik si dhe mbrojtësi i krahut Risi Xhejms. Pjesa tjetër nuk deshën që të provonin stolin në “Stemford Brixh”, por që të luanin futboll duke qenë të huazuar. Mes tyre është Broja, por edhe lojtarë të tjerë si Tino Livramento (tek Sauthemptoni, bashkë me shqiptarin), qendërmbrojtësi Simeu, Bejt (Lids), Pirt-Harris (Brentford), Ljuis (Belgjikë), Gallaher, Anzhorin (Hadërsfild). Shumica e yjeve të rinj po shkëlqejnë në ekipet e tyre, mes të cilëve edhe Broja, ndërsa nuk dihet se çfarë do të bëjë Çelsi tani që miliarderi Roman Abramoviç do ta shesë klubin.

Sfidanti.al