Bota po shpëton nga Kovidi, të paktën për disa kohë (shpresohet sa më gjatë) dhe duket se liria e rifituar po i bën njerëzit të tërbohen fare. Rreth 300 000 tifozë do të ndjekin turneun e golfit të Sent Endrjusit në Angli, saktësisht 290 000, duke thyer rekordin kishte vendosur Tajgër Udsi në vitin 2000. Jo vetëm kaq, por plot 1.3 milionë njerëz kishin aplikuar për biletë për të ndjerë sërish një kënaqësi tradicionale me të cilën ishin mësuar, por që u ka munguar këta vjet.
Sfidanti.al