Guardiola dhe Ançeloti që të dy shkojnë me besim në Madrid

Trajneri i Mançester Sitit ishte me refrenin e shumicës së njerëzve të futbollit në Angli, si Alan Shirer, Rio Ferdinand apo të tjerë. “Futbolli është diçka shumë fantastike, – tha Pep Guardiola pasi skuadra e tij fitoi 4-3, – ne bëmë shumë gjëra të mira, por për fat të keq pësuam 3 gola. Mund të ishim mbrojtur më mirë, por ka edhe një ndeshje tjetër javën që vjen. Fituam ndaj një skuadre tepër të madhe dhe do të shkojmë në Madrid gjithashtu për të fituar”. Kolegu i tij, Karlo Ançeloti, shtoi pak a shumë të njëjtën gjë se “unë jam padyshim një tifoz i futbollit dhe mendoj se ishte ndeshje fantastike”. “Ne nuk mbrojtëm mirë, – vazhdoi trajneri i Realit, – por reaguam mjaft fort dhe e mbajtëm ndeshjen të hapur deri në fund. Ëndrra është të fitojmë në “Bernabeu” dhe shpresojmë të kemi shansin për të shkuar në finale”.

Sfidanti.al