Entuziazmi dhe besimi janë në kulm, edhe pse Milani mbetet ende në krye të Serisë A. Tifozët e Interit janë në marshim, ndërsa skuadra e tyre është në hapat e fundit drejt mbrojtjes së titullit. Këtë të mërkurë, zikaltërit luajnë në stadiumin “Dal’Ara” të Bolonjës ndeshjen e prapambetur. Rreth 5 000 tifozë pritet të jenë aty, duke blerë bileta në çdo mënyrë të mundshme. Të dielën do të jetë ndeshja tjetër jashtë fushe, ajo në stadiumin “Daçia Arena” të Udines ndaj Udinezes vendase. Edhe aty priten po 5 000 tifozë. Në javën e parafundit, ekipi i Inzagit luan në “San Siro” ndaj Empolit dhe deri tani janë shitur 70 000 bileta. Nëse fitohen dy ndeshjet e radhës, në “Tempullin Milanez” mund të jenë 75 000, pra shitje e plotë e biletave siç ndodhi ndaj Romës.
Sfidanti.al