Një tjetër arbitër i kërkon falje Dortmundit për ndeshjen ndaj Bajernit

Ndodhi në fazën e parë dhe u krijua skandal pasi pati akuza se gjyqtari i atëhershëm ishte një njeri i dënuar për trukim ndeshjesh. Një protestë e tillë u përsërit në Der Klasikerin e dytë të sezonit në Bundesligës mes Bajernit e Dortmundit, dhe sërish në dëm të verdhezinjve, edhe pse nuk pati akuza të tmerrshme. Madje ishte vetë gjyqtari Daniel Zibert (Siebert) që i kërkoi falje futbollistëve të Dortmundit për dy gabime që bëri gjatë sfidës së kampionatit. Së pari, që nuk dha faull dhe karton të verdhë ndaj Pavarit për ndërhyrjen ndaj Julian Brantit, që për fat nuk u dëmtua. Së dyti, për një penallti që duhej ta kishte dhënë për Borusian, kur Pavar pengoi anglezin Belingham. “Penalltia duhej të kishte qenë vendimi i drejtë, – tha ai, – u kërkoj falje edhe për kartonin e munguar për Pavarin. Jam shumë i mërzitur”. Bajerni fitoi 3-1 dhe doli kampion.

Sfidanti.al