Tifozët, me shpresë pasi Mançester Junajtidi mori trajner Ten Hagun

E dinë mirë se është një “bast” dhe se në lojë ka shumë të papritura, por gjithsesi e presin me padurim dhe me besim. Tifozët e Mançester Junajtidit, të lodhur nga një histori me dështime të njëpasnjëshmes që nga viti 2013, e deshën një fytyrë të re, të freskët dhe me energji në “Old Traford”. Erik Ten Hag u jep shpresë përkrahësve të “djajve të kuq” se mund të përsërisë sukseset e Sër Aleks Fergusonit, edhe pse ndoshta do të duhet që të presin. Holandezi “fluturues” i Ajaksit ka treguar se di të luajë futboll të bukur e të fitojë, ka treguar se di të zbulojë dhe të rrisë talente dhe të krijojë ekipe të rëndësishëm. Gjithsesi, Premier Liga nuk është Eredivizie holandeze, dhe presioni tek Junajtidi është i jashtëzakonshëm, numri i yjeve dhe pesha e tyre shumë më e madhe. Do të arrijë Ten Hagu “pa spaleta” të sillet si gjeneral me emrat e shquar në “Old Traford”?!

Sfidanti.al