Klopi: Falë Zotit, ndeshjet e futbollit janë me dy pjesë!

Trajneri i Liverpulit ishte i lehtësuar pasi arriti fitore në derbi, ndërsa u tregua disi kritik për futbollistët e tij. Jurgen Klopi e kishte parashikuar se ndaj Evertonit nuk do të kishte qenë aspak e lehtë, jo më kot është ndeshje veçantë, por kjo nuk e justikon ekipin e tij që luajti 45 minutat e para shumë të dobëta. “Falë Zotit ndeshjet e futbollit kanë dy pjesë, – tha gjermani, – nuk ishim aspak mirë në pjesën e parë, ndërsa Evertoni luftoi fort. Nuk ishim sa duhet të shpejtë dhe të zhdërvjellët. Pas pushimit ishim më direktë në lojë. Ata edhe e vonuan lojën, (portieri) Pikfordi kishte nevojë për 5 minuta që të gjuante topin sa herë që e kishte në zotërim. Gjithsesi, jam i lumtur me djemtë e mi. Sasia e fitoreve këta muaj është një çmenduri. E ruajtëm qetësinë dhe zëvendësimet na ndihmuan. E merituam fitoren”. Klopi gjithsesi nuk deshi të fliste për titullin duke e quajtur të parakohshme një gjë të tillë.

Sfidanti.al