Në Itali e ekzagjerojnë: Interi dominues, nëse Milani nuk fiton, mbaron gjithçka!

Fitorja ndaj Romës ishte e madhe vërtet dhe u hodh një hap i rëndësishëm për të mbrojtur titullin, por gjithsesi entuziazmi në Apenine duket sikur është i tepruar. Interi thjesht e parakaloi Milanin në renditje, natyrisht duke pasur edhe një ndeshje më shumë për të luajtur, por kur duhen edhe disa javë deri në përfundim, duket e tepërt që të thuhet se nëse kuqezinjtë nuk fitojnë, çështja “titull” mbyllet. E tepruar jo vetëm sepse matematika lejon të shpresohet deri në fund, por edhe sepse ky sezon i Serisë A ka treguar se ekipet kanë pasur papritur ulje-ngritje. i ndodhi dy herë Interit, i ndodhi Milanit, e mund të ndodhë përsëri. Pavarësisht kësaj, prova që zikaltërit dhanë ndaj Romës ishte e panjollë. Fitore pa asnjë diskutim me tre gola shumë të bukur të shënuar nga Damfris, Brozoviç e Lautaro Martinez. “Një fitore shumë e rëndësishme për titullin, – thotë trajneri Inzagi, – por, ende nuk ka përfunduar”.

Sfidanti.al