Kampionët “ulërijnë” në Çikago, Adetokumbo fiton edhe pa u lodhur

Rezultati ishte tepër i thellë, 111-81 dhe një disfatë të tillë ish-ekipi i Majkëll Xhordanit nuk e kishte provuar kurrë në shtëpi në plej of. Edhe pse Kris Midëlton nuk luajti për shkak dëmtimi, Miluoki pati “armë” të mjaftueshme për të mos diskutuar asgjë dhe në asnjë moment. Madje, as Janis Adetokumbo nuk u desh të lodhej shumë. Kapiteni luajti vetëm 29 minuta, duke shënuar 18 pikë, kapur 7 topa në tabela e shërbyer 9 asistë, duke u dalluar shumë në lojën në sulm e në mbrojtje. Jo më kot mori notë 36. Grejson Alen shënoi 22 pikë, ndërsa Bobi Portis (që ishte në vend të Midëltonit) shënoi 18 pikë e kapi 16 topa në tabela. Holidei shtoi 16 pikë, ndërsa thuajse të gjithë basketbollistët e kampionëve shënuan pikë në Arenën e Çikagos. Kjo i dha Miluokit epërsinë 2-1 në serinë e plej ofit të raundit të parë në Konferencën Lindore.

Sfidanti.al