Salah pohon se mund të largohet, por çfarë i mungon tek Liverpuli?!

“Nuk është vetëm çështje parash”. Kjo ishte fjalia që sulmuesi egjiptian tha në intervistën e tij për mediat, kur u pyet për rinovimin ose jo me Liverpulin. “Tifozët e dinë se çfarë dua unë, – tha Mohamed Salahu për revistën “4-4-2”, – unë kam edhe 12 muaj kontratë dhe nuk është gjithçka e lidhur me paratë. Unë nuk mund të flas më hapur se kaq, por tifozët e dinë”. Ne nuk e dimë se çfarë dinë tifozët, por dimë që për yjet e futbollit profesionist ka dy gjëra kryesore, të fitojnë para dhe të fitojnë trofe. Mos vallë Salahu dyshon se mund të fitojë tituj me Liverpulin? E vërteta është që skuadra e trajnerit Jurgen Klop po lufton këtë sezon për 4 trofe. Sulmuesi 29-vjeçar thotë se nuk e ka të lehtë që të largohet nga “Anfildi”, por gjithsesi nuk jep garanci për të ardhmen.

Sfidanti.al