Trajneri gjerman nuk deshi të fliste për titullin edhe pas një fitoreje të tillë. Në fund të fundit, Jurgen Klopi e di se Liverpuli nuk e ka fatin në duart e tij, sepse nëse Mançester Siti i fiton të gjitha ndeshjet, shpallet kampion. Gjithsesi, ai i merr ndeshjet me radhë. “Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola ndaj Mançester Junajtidit, – tha ai, – një mbrëmje e bukur për ata që kanë zemër liverpulase. Nuk ndodh shpesh të shënosh 9 gola në një sezon ndaj këtij ekipi, por Junajtidi ishte me shumë mungesa, dhe nuk ishte në moment të mirë. Mesfusha nuk ishte ajo që duhej të ishte. Më vjen keq për Junajtidin. Në tërësi zhvilluam një ndeshje të madhe, futboll i nivelit më të lartë”.
Sfidanti.al