Mos vallë Barcelona “e hëngri turpin me bukë” për 3 milionë euro?!

Zv. presidentja Elena Font, kërkoi falje për këtë që ndodhi, ashtu siç bën edhe të tjerët. Askush nuk mund të ndihet i lumtur kur lejon që 30 000 tifozë gjermanë të “pushtojnë” stadiumin “Kamp Nou” duke i prishur punë ekipit në Ligën e Europës. Gjithsesi, bashkë me kërkesën për falje, nënpresidentja Font njoftoi se 30 000 tifozët gjermanë në stadium i sollën klubit 3 milionë euro, një shifër tepër e lartë për një Barcelonën që është në krizë të madhe financiare. Padyshim që besimi ishte që ekipi i Ksavit do të kualifikohej, pra do të fitoheshin 3 milionë eurot dhe disa milionë të tjerë nga vazhdimi në Ligën e Europës.

Sfidanti.al