Shuhet Fredi Rinkon, ish-ylli i Realit dhe Napolit ishte vetëm 55 vjeç

Mjaftoi një aksident i rëndë dhe nuk mundi të mbijetonte. Në fund të fundit, çfarë është njeriu? Mjafton një fatkeqësi dhe largohet nga kjo botë e kështu ndodhi me ish-futbollistin e Kolumbisë, Fredi Rinkon. Ish-mesfushori i Realit të Madridit dhe Napolit pati aksident automobilistik në qytetin kolumbian të Kalit. Ai po drejtonte makinën dhe u përplas me një autobus, dhe plagët e marra në kokë ishin fatale. Ndërhyrjet e mjekëve në spital nuk mundën ta shpëtonin. Rinkon e kishte pësuar një aksident edhe në 2013, por atëherë ia hodhi. Në karrierë, ai luajti për 18 vjet, në Kolumbi, Europë dhe Brazil, duke qenë me fanelën e Parmës, Napolit, Realit, Palmeirasit, Korinthiansit, Santosit e Kruzeiros. Fredi Rinkon ishte vetëm 55 vjeç.

Sfidanti.al