Turpi i Ronaldos, Kristiano lë stërvitjen e Man. Junajtidit i fshehur në makinë

Ajo që i ndodhi pak ditë më parë pas ndeshjes së humbur në “Gudison Park”, padyshim që e ka goditur shumë. Kristiano Ronaldo, ai që bashkë me Mesin, është më i miri futbollist i shekullit të 21-të, u vu në qendër të vëmendjes për arsye krejt negative, sepse goditi dhe theu telefonin celular të një tifozi 14-vjeçar që, për më keq, qenka edhe autik. Policia britanike ka nisur një hetim, mamaja e fëmijës e akuzon për agresion, ndërsa vetë CR7 e kupton se ka bërë një gabim të madh që i nxin emrin, ndërsa duhet të jetë një shembull për të rinjtë. Fotografët britanikë dhe kamerat e ndoqën në kompleksin e Kerringtonit, dhe fiksuan “në celuloid” sesi superylli portugez doli nga seanca stërvitore thuajse i fshehur pas xhamit të makinës që drejtohej nga një shofer.

Sfidanti.al