Mediat spanjolle, sidomos ato madrilene e theksuan pikërisht këtë gjë, efektin e stadiumit legjendar të Realit, dhe të historisë së madhe të skuadrës në kupat europiane, sidomos në atë të Kampionëve e tani në Champions. Në këtë “vrimë” i “ra fyellit” edhe Karlo Ançeloti, trajneri i “merengesve” pas kualifikimit në gjysmëfinale. “Në “Bernabeu” kurrë nuk e mendon vetem si të dorëzuar, – tha ai, – nuk e mendon kurrë se ke humbur përfundimisht. Unë nuk mundem që ta shpjegoj këtë, por “Bernabeu” ka një magji që të ndihmon. Jam shumë i lumtur që arrita gjysmëfinalen me këtë ekip, dakord duke vuajtur shumë, por sa më shumë vuan, aq më shumë ndihesh i lumtur. Mendoj se nuk e meritonim që të ishim në dizavantazh aq të thellë. Ne nuk u dorëzuam kurrë”.
Sfidanti.al