Xheko-Korrea, çfarë habie për dyshen sulmuese që ka gjetur Inzagi

Boshnjakun e ka pasur kundërshtar në derbi, kur ishte tek Lacio, ndërsa argjentinasin e ka njohur mirë sepse e kishte lojtar të vetin në kryeqytet. Gjithsesi, u desh kohë që Simone Inzagi të kuptonte se dyshja e tij e duhur e sulmit është ajo mes Edin Xhekos dhe Angle Korreas, dhe jo duke menduar për Lautaro Martinezin apo Aleksis Sançezin. Të kuptohemi, këta dy të fundit janë sulmues të shkëlqyer dhe kanë dhënë shumë për Interin, por këto javë është dyshja Xheko-Korrea që po e nxjerr ekipin nga “balta”. Këta dy lojtarë merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin, nuk e kanë maninë që të shënojnë me patjetër, por duan që të fitojë skuadra. Pa ulur vlerën e Lautaros dhe Sançezit (ky i fundit mund të largohet), për Inzagin titulli është më praë me boshnjakun veteran dhe me Korrean që e njeh tepër mirë.

Sfidanti.al