Kasano i thotë Ronaldos: Lutu çdo mëngjes që pate Benzemanë!

Kur ishte tek Reali, realizoi diçka që nuk e kishte bërë askush përpara tij, as i madhi Alfredo Di Stefano apo legjenda tjetër, Ferenc Pushkash. Kristiano Ronaldo shënoi 450 gola në 438 ndeshje në një karrierë “meteorike” 9-vjeçare, duke u bërë rekordmeni absolut i rrjetave të klubit “mbretëror”. Gjithsesi, “mistreci” italian, Antonio Kasano, e ngacmoi CR7-ën duke deklaruar publikisht se suksesi i tij në Madrid i detyrohet në radhë të parë Karim Benzemasë. “Ronaldo duhet të lutet çdo mëngjes që pati Benzemanë në krah tek Reali, – tha Kasano, – Ronaldo ka shënuar gola dhe do të vazhdojë të shënojë, por një lojtar i madh nuk duket vetëm te golat. Zidan nuk shënoi shumë gola, por është nga më të mëdhenjtë në histori. Benzema është një numër 9, një numër 10, një numër 9 e gjysmë. Ai e ndihmoi Ronaldon të shënonte”.

Sfidanti.al