Milan “gjysmagjel” në Torino, nuk shkojnë Ibra, Benaser, Rebiç, Kastijeho!

Janë orët e fundit në prag të një ndeshjeje tepër të rëndësishme që mund të vendosë fatet e sezonit, dhe trajneri Stefano Pioli nuk po merr aspak lajme të mira. Milani shkon në përballjen e Serisë A në orën 20:45 në fushën e Torinos, ndërsa “marshimit” i shkëputen lojtarë të rëndësishëm. Zllatan Ibrahimoviç nuk është i disponueshëm për shkak të problemeve në gju, ndërsa Benaser, Rebiç e Kastijeho kanë atë që cilësohet “lodhje muskulore”. Kështu informon “La Gazeta delo Sport”. Këta u shtohen Kjerit, Florencit dhe Romanjolit. Natyrisht, Pioli ka disa alternativa të mira si Leaon, Zhirunë, Teo Hernandezin, Tonalin, Kesin apo Selemekersin, por gjithsesi, fuqia në stol do të jetë më e vogël.

Formacionet e mundshme.

Torino (3-4-2-1): Berisha, Ico, Bremer, Rodrigez, Singo, Lukiç, Mandragora, Vojvoda, Pobega, Brekalo, Beloti.

Milani (4-2-3-1): Menja, Kalabria, Tomori, Kalulu, Teo Hernandez, Tonali, Kesie, Selemekers, Diaz, Leao, Zhiru.

Sfidanti.al