Fitorja në fushën e Çelsit ndoshta nuk pritej edhe aq, aq më tepër që skuadra angleze e eliminoi vjet madje pa shumë histori. Gjithsesi, suksesi 3-1 krijoi shpresa dhe iluzione dhe për Realin u kujtua menjëherë fakti se është 13 herë kampion i Europës. Në të përditshmen “Marka” shkruhet një opinion ku gazetari Santi Sigero (Siguero) shpalos faktin se “Reali është në një kryqëzatë për të mos lejuar që Championsi të sekuestrohet”. Liga e Kampionëve rrezikon të sekuestrohet, domethënë të rrëmbehet nga skuadrat angleze, ku përveç Çelsit, në çerekfinale janë edhe Liverpuli e Mançester Siti. Të mos harrojmë se në 2019, finalja u luajt mes dy ekipeve angleze (Liverpul-Totenhem 2-0), dhe vjet po ashtu (Çelsi-Man. Siti 1-0). Vetëm Bajerni në 2020 ndërpreu dominimin ishullor.
Sfidanti.al