Konor Mekgregor nuk duhet të merret vetëm me njërin Mejuedhër. Përveç Flojdit Xhunior, me të cilin ka dëshirë të ndeshet, në debat ka hyrë edhe babai, Flojd Mejuedhër Senior. Ish-kampioni veteran, duket se është acaruar shumë nga sulmet e irlandezit ndaj djalit të tij dhe nuk arrin ta mbajë veten. “Mekgregori? Atë e hedh nokaut edhe unë që jam 63-vjeç, jo më djali im, – ishin fjalët e tij, – kush është ai? Aftësitë e tij si boksier janë zero, nuk jam aspak i habitur nga ai”.
Mekgregor është kampioni i padiskutueshëm i UFC-së, kategorisë më të lartë sot për sot në artet e përziera marciale (MMA), ndërsa Flojd Xhunior e ka mbyllur me boksin në vitin 2015, duke qenë kampion absolut i peshave të mesme dhe duke mos humbur asnjë ndeshje në karrierë.
Sfidanti.al