E ardhmja e Asllanit? Shqiptari nuk dëshiron të “digjet” tek Interi apo Milani!

Edi Reja e thirri në kombëtare në ndeshjet e fundit miqësore, dhe madje e aktivizoi ndaj Gjeorgjisë. Kristijan Asllani cilësohet si një nga të ardhmet e sigurta të mesfushës kuqezi, ndërsa në Itali po bëjnë llogari se ku do të luajë vitet që vijnë. Në moshën 20-vjeçare ai është kthyer në titullar tek Empoli në Serinë A, bashkë me Nedim Bajramin, ndërsa Ardian Ismajli herë luan në formacion, herë jo. Agjenti i futbollistit, Çinoli, thotë se “nuk mendoj se ai do të shkojë tek Milani apo tek Interi, nuk mund ta themi destinacionin, ndërsa Asllani duhet të shkojë në një ekip që të mundë të tregojë veten, nuk e themi dot nëse mund të jetë Napoli, Fiorentina, Sasuolo apo ndonjë tjetër”.

Sfidanti.al