A do ta braktisë Lukaku Çelsin për të shpëtuar Botërorin?!

Një zgjedhje shumë e vështirë për t’u bërë, dhe jo vetëm për shkak të krenarisë. Romelu Lukaku nuk do të kishte dëshirë të pranonte dështimin për herë të tretë në Premier Ligën angleze, veçse duket se nuk ka rrugë tjetër. Sulmuesi gjigand belg ka luajtur pak këtë sezon dhe ka shënuar pak, krejt ndryshe nga çfarë ndodhi në dy edicionet e kaluara me Interin. Edhe trajneri i kombëtares, Roberto Martinez, i kërkon publikisht 29-vjeçarit që të largohet nga “Stemford Brixhi”. “Nuk do të gjykoj mbi formën e lojtarëve pa ardhur vera, – tha ai, – nuk do të ishte normale. Ka edhe 7 muaj deri në Kupën e Botës, por ka mjaft futbollistë që mund të ndryshojnë ekip. Romelun do ta shohim sesi do të ndihet të shtator, po ashtu si Eden Hazar apo të tjerë. Romelu është një nga ata lojtarë për të cilët kjo verë mund të jetë moment i madh”. Lukaku mund të kthehet tek Interi, por kjo vetëm në formë huazimi sepse kartoni i tij u mor nga Çelsi për 115 milionë euro.

Sfidanti.al