Brentfordi nuk kishte fituar ndaj Çelsit që … para Luftës së Dytë Botërore. U desh që të kishte në radhët e veta një lojtar krejt të veçantë, të cilin e duan edhe ultrasit më të urrejtshëm kundërshtarë, Kristian Eriksenin. Mesfushori sulmues danez shënoi golin e tretë në ndeshjen e tretë radhazi, këtë herë për ekipin e klubit. Brentfordi e kishte lënë për në 2022 suksesin e parë ndaj Bluve të Londrës, madje në “Stemford Brixh” dhe madje me shifrat 4-1. E fundit kishte qenë në 1939! Erikseni shënoi golin e dytë në Londër, pikërisht atë të përmbysjes së rezultatit (1-2) pasi Rydiger kaloi Çelsin në epërsi në 46’ dhe Xhanelt (Janelt) barazoi në 50’. Danezi ia doli në 54’, ndërsa sërish Xhanelt e pastaj Uajs vulosën fitoren e madhe. Nuk ka njeri më të lumtur sot në futboll sesa Erikseni, i cili shënoi dy gola për Danimarkën në dy ndeshjet miqësore të ditëve të fundit, ndërsa vjet në qershor thuajse humbi jetën në fushën e lojës për shkak të atakut në zemër.
Sfidanti.al