Milani do ta ketë një buxhet prej 130 milionë euro për të merkaton e verës, gjë që është konfirmuar edhe sipas mediave italiane. Konsorciumi kinez “Sino-Europe Sports” është gati që ta kompletojë marrjen në pronësi të Milanit, që pritet të ndodhë më 3 mars. Sipas La Gazzetta dello Sport, Fininvest pret që 420 milionë euro të vendosen në klubin e Milanit, në procesin e marrjes së pronësisë.
Nga këto, 320 milionë do të përdoren për ta blerë klubin, me 200 milionë euro tashmë të paguara dhe vetëm 100 milionë të tjera do t’i shkojnë sipërmarrësit aktual. Por gazeta prestigjoze italiane ben me dije, se Sino-Europe do ta rrisë në 130 milionë euro shumën e fundit, për të dëshmuar se janë serioz në tratativat e tyre.