Interi duhet të shënojë në Torino, por Juventusi pëson shumë pak

Detyra për kampionët e Italisë nuk është thjesht të mos humbasin. Kështu siç kanë ardhur punët, Interit i duhet fitorja në “gojë të ujkut” për të mos mbetur prapa një Milani që nuk po di të ndalet. Kështu që trajneri Inzagi duhet të mendojë jo vetëm për të mbuluar Vlahoviçin, por edhe për të goditur portën e Sheznit. Sipas mediave italiane, tekniku zikaltër ka shpresë tek dyshja e krahut të djathtë, përbërë nga Damfris dhe Barela, të cilët duhet ta venë në vështirësi Juventusin. Ata duhet të çajnë deri afër portës vendase dhe të japin topat për sulmuesit ose për lojtarë si Perishiç apo Gosens në krahun tjetër. Inzagi shpreson që Barela dhe Damfris të jenë mirë fizikisht.

Sfidanti.al