Juventusi ka gjetur një “roje” për Brozoviçin, është Morata!

Mediat italiane e shkruanin se sulmuesi spanjoll do të ishte titullar në sfidën e madhe ndaj Interit këtë të diel, dhe do të luante në krah të Dushan Vlahoviçit. Ky është plani i sulmit ndërtuar nga trajneri Masimiliano Alegri, por Morata do të hyjë në punë jo vetëm për të shënuar apo krijuar gola. Alegri duhet të kujdeset për të mos lejuar rrezikshmërinë e lojtarit ndoshta më të mirë zikaltër, Marcelo Brozoviç. Kroati kthehet nga dëmtimi (ndoshta jo De Vraj), dhe për ta mbuluar atë nuk ekziston më Kulushevski që e ka bërë dy vitet e kaluara. Ky rol i takon Moratës, i cili do të jetë pjesë e “kafazit” ku mund të hyjnë edhe Lokateli (apo Danilo) si dhe Rabio. Gjithsesi, këta të tjerët nuk duhet të lënë rolet e mesfushës, ndaj më i rëndësishmi mbetet Morata që duhet të kthehet prapa në kohën që Juventusi nuk e ka topin.

Sfidanti.al