Sa ministra ka futbolli ynë? Hipni në Çarter dhe numërojini…

Ç‘do të thotë të jesh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së? Më bukur se e ka përcaktuar një anëtar i ri, debutues në Komitetin Ekzekutiv, në të dy versionet e tij, askush nuk mund ta gjente dot. E pyetën fillimisht , në vendin e punës ku punon, se cili është përfitimi i intitucionit që ai është futur në këtë komitet. Përgjigja e tij nuk ka çmim për nga doza e “sinqeritetit”: “ Ju nuk do të paguani për mua biletën e “Çarterit” ( pra avionit me qira) sepse tani e paguan FSHF-ja..”

E bukur dhe unike përgjigja, sidomos për të kuptuar se si njerëzit e zgjedhur të futbollit “fluturojnë” me anë të votes… si të çartur përmbi Çarterin. Por steka ngrihet edhe më lart, kur pyetet se çfarë posti ka në atë Komitet: “ Komiteti është si Qeveria dhe unë jam ..një nga ministrat e futbollit…”

Sfidanti.al