Murinjo fillon lojrat e tij psikologjike, mëndja hileqare

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, e shpalli Celsin kampion të Anglisë, ndërkohë që filloi lojrat e tij psikologjike të njohura. Shorti për çerekfinalet e FA Kupës donte që Celsi dhe ManU-ja të viheshin përballë njëri-tjetrit, kështu që “speciali” do të kthehet, në mars, në “Stemford Brixh”. Murinjo, qysh tani, ka filluar lojrat e tij psikologjike, duke theksuar se nuk  di se ku ta ketë mendjen më parë, duke pasur parasysh se “djajtë e kuq” luftojnë për katër trofe. Në ndryshim nga Celsi, Murinjo thotë se ky ekip është përqendruar vetëm te FA Kupa, duke pasur parasysh se “blutë” e Londrës, sipas tij, tanimë, e kanë siguruar titullin e kampionit në Premier Ligë.

“Me siguri që Celsi mendon vetëm për FA Kupën, pasi ai, tanimë, është kampion dhe nuk ka se përse të luftojë për ndonjë trofe tjetër”, thotë Murinjo, duke shtuar se “ne, tani, do të duhet që të luajmë me Sent Etienin, të mërkurën, më pas, kemi finalen e Kupës së Ligës, kurse shpresojmë që të vazhdojmë edhe në Ligën e Evropës, ku do të kemi një kundërshtar tjetër. Po ashtu, ne po luftojmë për një vend në katërshen më të mirë të Premier Ligës. Nuk e di se për cilin konkurrim të mendoj më parë”.

sfidanti.al