Angel Di Maria duket se e ka ndarë mendjen, por ende jo kapiteni. Ish-ylli i Realit të Madridit, sot tek Paris SG, ka deklaruar se kjo ndaj Venezuelës ndoshta ishte ndeshja e tij e fundit me ekipin kombëtar në tokën argjentinase. Fitorja 3-0 mund të ketë qenë e fundit, ndërsa Argjentina përgatitet për finalet e Kupës së Botës në Katar. Lionel Mesi ende nuk e ka vendosur këtë gjë, ndërsa shënoi një gol të habitshëm me ekipin përfaqësues. “Do të vendos pas Botërorit”, – tha ai. Mesi ka 159 ndeshje e 81 gola me kombëtaren, duke qenë rekordmeni i golave për ekipet përfaqësuese të Amerikës së Jugut. Ai është lojtari me më shumë ndeshje dhe me më shumë gola për “bardhekaltërit”. Argjentina ndërkaq ka arritur në 30 ndeshje radhazi pa humbje, 7 ndeshje pas rekordit botëror që mbahet nga Italia e Roberto Mançinit me 37 ndeshje. Pas Italisë vijnë Brazili e Spanja me nga 35 ndeshje radhazi pa humbje.
Sfidanti.al