Mika Hakinen pret një Hamilton “me nerva” dhe një Verstapen si “shigjetë”!

Nuk jep ndonjë mendim përfundimtar sesi do të jetë fundi i sezonit, dhe vështirë që ta bëjë. Mika Hakinen ka aq përvojë në Formula 1 sa të dijë se një vit ka shumë të papritura, ndërsa në “fjalëkryqin” për titull mund të jenë edhe Ferrari, edhe Red Bulli, por edhe Mercedesi. Duke lënë mënjanë, për momentin, skuadrën italiane, finlandezi deklaron se Maks Verstapen do të jetë edhe më i shpejtë këtë sezon. “E di nga përvoja ime se një titull të ndihmon të jesh të paktën 2 të dhjetat më i shpejtë për xhiro, – tha dy herë kampioni i botës, – piloti bëhet më i pjekur kur del kampion, më i sigurt. Veprimet janë më të sakta. Verstapen është në gjendje që ta bëjë këtë. Gjithsesi, nuk e di sesa do të rrezikojë, kjo mbetet të shihet”. Për Ljuis Hamiltonin, Hakineni thotë se “ardhja e Xhorxh Rasëllit mund ta bëjë më të shqetësuar, më të ndjeshëm, pasi Rasëll do të provojë të tregojë veten”.

Sfidanti.al