Turqia është pengesa e parë, ndërsa e dyta mund të jetë Italia. Kështu bëhen planet në letër, ndërsa në fushë duhet të jenë lojtarët që ta nxjerrin Portugalinë “nga balta”. Tifozët ndoshta ende kanë në mendje Kristiano Ronaldon, por mediat thonë se lojtari i shpresës sot e ka emrin Zhoao Feliks. Në Spanjë nuk kanë dyshim për 21-vjeçarin që ka ndryshuar shumë gjatë këtyre javëve duke ndihmuar shumë Atletikon e Madridit që të ngjitet në La Ligë dhe që të kualifikohet në Champions. Sulmuesi nuk ishte protagonist në dy ndeshjet e dështuara të Portugalisë, ndaj Irlandës dhe Serbisë, duke luajtur përkatësisht 15 e 7 minuta, në total 22. Gjithsesi, në 19 ndeshjet e fundit ka 8 gola e 6 asiste për Atletikon dhe ky është versioni më i mirë i Zhoao Feliksit.
Sfidanti.al