Anderlehti arriti, mbrëmë, një fitore të rëndësishme në fushën e Ostendes në kampionatin belg, madje, duke e fituar ndeshjen 4-1, dhe rolin kryesor në këtë fitore e luajti ylli dhe talenti më i madh i këtij ekipi nga Brukseli, Juri Tilemans. Ky lojtar mesfushor arriti që të shënoi dy eurogola brenda vetëm dy minutave dhe, ajo që është më interesantja, ai i shënoi këto dy gola, duke gjuajtur nga jashtë 16-shes, me dy këmbë të ndryshme, fillimisht, me të djathtën dhe, më pas, me të majtën. Tilemansi është një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë, është vetëm 19 vjeç dhe është vetëm çështje kohe që ai të përfshihet në ndonjë klub të madh.
sfidanti.al