Disfata është tepër e rëndë, dhe kritikat edhe më shumë, por gjithsesi atij i takon të mbrojë skuadrën e tij, punën e tij. Kështu bën Masimiliano Alegri, madje jo thjesht duke thënë se “i tillë është futbolli, na vjen keq për tifozët”, por edhe duke “sulmuar”. “Të thuash se ky është një falimentim është pandershmëri intelektuale, – thotë tekniku bardhezi, – për 75’ luajtëm shumë mirë, nuk mund t’i kritikoj lojtarët që bënë një ndeshje të madhe. Vijarreali luajti për të arritur kohën shtesë, vendosi një episod dhe pastaj u mbyll me 9 lojtarë pranë portës, nuk mendoi as për kundërsulmin. Përgëzime kolegut Emeri që bëri ndeshjen e duhur, por ndonjëherë fatin duhet ta kesh me vete. Unë flas duke parë lojën, duke njohur skuadrën time”.
Sfidanti.al