Në Francë, ata i bënë sërish të qartë ndjenjat e tyre. Egoizmi tek njeriu është tepër i fortë për t’u zbutur me arsye dhe logjikë, ashtu si rakia nuk mund të zbutet me ujë. Tifozët e Çelsit kënduan në kor emrin e pronarit të klubit të tyre, Roman Abramoviç, i cili është vënë në shenjëstër në Britaninë e Madhe dhe në Perëndim për shkak të lidhjeve që ai mund të ketë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dy tifozë shpalosën një flamur ku ishin vendosur trofetë e mëdhenj të fituar nga Blutë e Londrës me Abramoviçin, dhe me mbishkrimin “hidhi një sy pasurive të mia të ngrira”, duke bërë lojë me ngritjen e pasurive të Abramoviçit. Tifozët u përplasën me policinë franceze përpara ndeshjes së Championsit ndaj Lilës. Për ta, historitë e Abramoviçit me Putinin dhe lidhja e tyre me luftën në Ukrainë nuk mundet që ta shuajnë dashurinë dhe lidhjen me miliarderin rus që e bëri skuadrën e tyre gjigande në Angli dhe në Europë.
Sfidanti.al