Kundër Mançester Junajtidit u arrit një tjetër kualifikim ndërsa ekipi “i vogël” i Madridit luan në ishull. Diego Pablo Simeone është një trajner i vërtetë, edhe pse nuk vlerësohet shumë për lojën që zhvillon ekipi i tij, por gjithsesi Atletiko ka sukses me anglezët. Më parë, janë eleminuar Çelsi i Londrës dhe Liverpuli. Spanjollët papritur po duken të fortë, ashtu siç ishin menduar në nisje të sezonit, dhe trajneri e lavdëroi ekipin e tij.
“Një ndeshje shumë e rregullt nga ana jonë, – tha ai, – ishte një lojë mjaft kolektive. Ne luajtëm me kundërsulm dhe rivalët tanë e dinin se ne do të luanim ashtu. Mbyllëm çdo hapësirë, dhe mbrojtësit tanë luajtën shumë mirë, po ashtu mesfushorët. i përballuam vështirësitë ashtu siç duhet në një ndeshje të Championsit në Mançester dhe tani jemi sërish me 8 më të mirëve të Europës”. Në çerekfinale të Championsit deri tani janë kualifikuar Atletiko, Benfika që mundi 1-0 Ajaksin në Amsterdam, si dhe Bajerni, Mançester Siti, Reali dhe Liverpuli.
Sfidanti.al