“Rusë, bombardoni Napolin”, thonë ultrasit e Veronës!

Nuk heqin dorë me racizmin e tyre edhe brenda shtetit. Skuadra e Italisë së Veriut njihet për disa nga tifozët më ekstremistë në Apenine, dhe ultrasit e treguan veten me parullën që shpalosën përpara ndeshjes ndaj Napolit këtë të diel. Ata e vendosën parullën jashtë stadiumit “Bernabeu” (sepse nuk mund ta fusnin brenda), ndërsa aty ishte një ftesë që Rusia të bombardojë Napolin! Në parullë jepeshin koordinatat e qytetit të Italisë së Jugut, dhe një veprim matematik, “Rusi minus Ukrainë baraz”! Ata që e shkruajtën këtë parullë ishin ultrasit e tribunës jugore në stadiumin e Veronës.

Sfidanti.al