Popoviç: Basketbolli është lojë kolektive, nuk kam fituar vetëm!

Një nga 15 trajnerët më të rëndësishëm në historinë e basketbollit amerikan dëshiron të jetë modest. Greg Popoviç nuk ngriti dolli pasi theu rekordin e fitoreve në NBA, me 1 336 duke lënë pas arritjen e Don Nelsonit, por falenderoi ata që e kanë ndihmuar në këtë rrugë të gjatë. “E gjitha kjo nuk i përket thjesht një individi, – tha më pas trajneri legjendar, – basketbolli është sport skuadre. Detyra ime ishte thjesht të ndihmoja lojtarët e mi që të luanin sa më mirë së bashku. Mendoj se kjo është gjëja kryesore që kam bëë në jetën time. Fitoret kanë ardhur sepse unë kam pasur lojtarë të shkëlqyer, dhe ndihmës të shkëlqyer, si dhe tifozë të mrekullueshëm Popoviçi ka 26 vjet në stolin e San Antonios, i vetmi ekip për të në basketbollin amerikan, ndërsa ka fituar 5 tituj në NBA dhe 13 tituj në Divizionin e tij. Ai ka karrierën më të gjatë si trajner në NBA dhe në të gjitha ligat e mëdha sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Epoka e tij e lavdishme ishte nga viti 1999 deri në 2014, kur fitoi titujt me basketbollistë të tillë si Dejvid Robinson, Tim Dankën, Toni Parker apo Manu Ginobili.

Sfidanti.al