Benzema e festoi me 3 gola ndeshjen e 500-të si titullar për Madridin!

Është i dyti lojtar i huaj që arrin në këto nivele, i lënë pas për momentin vetëm nga Roberto Karlosi, por shpejt do ta kalojë. Karim Benzema ka 500 ndeshje si titullar për Realin e Madridit, ndërsa ish-mbrojtësi brazilian ka 524. Një “përvjetor” të tillë, sulmuesi francez e festoi siç duhet duke shënuar 3 gola ndaj Paris SG në Champions e duke qenë padyshim lojtari më i mirë në fushë. Veterani francez i tregoi “gjelit” të ri, Kilian Mbape, se ka ende disa sekrete për t’ia mësuar. Benzema sot është shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Realit me 309 gola. Vetëm Kristiano Ronaldo me 450 dhe Raul Gonzales me 323 janë përpara tij, por 33-vjeçari besohet se mund ta kalojë shpejt ish-numrin 7, nëse vazhdon karrierën edhe sezonin tjetër në Madrid.

Sfidanti.al