U deshën 53 minuta për t’ia dalë, por fitorja erdhi. Denver Nagets është ndër pretendentët për titull këtë vit në NBA, veçse për të mundur Nju Orlinsin duhej të shfaqej versioni më i mirë i Nikola Jokiçit. Ai që është kapiteni në ekipin e sotëm shënoi 46 pikë dhe realizoi një tripëll dabëll ndërsa fitorja ishte 138-130 pas kohës shtesë. Basketbollisti qendër nga Serbia pati 12 topa në tabela e 11 asistë, të cilëve u shtoi 3 vjedhje topi e 4 bllokime gjuajtjesh. Rrallë ndonjë lojtar ka bërë më shumë në një ndeshje të NBA-së në histori! Për më tepër, Jokiç ishte shumë i saktë në gjuajtje, 73 për qind nga loja dhe 60 për qind për tri pikë! Aron Gordon (22 pikë) dhe Monte Norris (18) ishin ata që e ndihmuan më shumë ndërsa tek Nju Orlinsi, Brandon Ingram bëri një ndeshje të madhe me 38 pikë e 9 asistë. Denveri mbetet i gjashti në Perëndim me 38 fitore e 26 humbje, ndërsa synon të paktën vendin e katërt.
Sfidanti.al