Albian Ajeti shkëlqen, shpresojmë që vëlla Arlindi ta sjellë në kombëtare

Albian Ajeti vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi shqiptar nga Kosova shënoi gol në barazimin që skuadra e tij, Sent Galen, arriti në fushën e vështirë të Jang Bojsit. Vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, shënoi për barazimin e përkohshëm 1-1, ndërsa ndeshja përfundoi 2-2.

Sulmuesi ka shënuar 8 gola në elitën e futbollit zviceran deri tani, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të kampionatit. Pavarësisht ndihmës së madhe nga Ajeti, Sent Galeni është vetëm në vendin e pestë në Superligë dhe do ta ketë të vështirë të shkojë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Shpresohet që vëllai i tij më i madh, Arlindi, ta bindë që të bashkohet me kombëtaren kuqezi. Flitet për një lojtar në moshë fare të re, vetëm 19-vjeçare, dhe besohet se Zvicra dhe Shqipëria do të zhvillojnë një “derbi” për ta pasur në përfaqësuese.

Sfidanti.al