E kritikoi për lavdërimin e Abramoviçit, Terri i kujton deputetit britanik votën për Irakun!

Edhe pse vendi nuk është në luftë dhe bombat shpërthejnë shumë larg, sërish emocionet janë të forta. Edhe në Angli ndodh kështu, dhe ka nisur një debat për Roman Abramoviçin, që është zgjeruar edhe për gjëra të tjera. Fillimisht, ish-kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, vlerësoi Abramoviçin si “pronarin më të mirë në botë”, ndërsa miliarderi rus po shet aksionet për shkak të luftës në Ukrainë. Për Terrin u bënë kritika të forta nëparlamentin britnaik nga deputeti i Partisë Laburiste, Kris Brajant (Bryant), se përse lavdëroi një njeri të Vladimir Putinit. Ish-qendërmbrojtësi nuk është se ia përtoi. “Është i njëjti deputet që u bë i pasur në kurriz të taksapaguesve britanikë, – shkruajti Terri në rrjetet sociale, – dhe i njëjti deputet që votoi që ne të pushtonim Irakun”.

Sfidanti.al