Në Katalonjë thotë se Halandi lutet që të luajë për Barcelonën

Nuk është plotësisht e saktë të shprehehi kështu, por e vërteta është që ylli norvegjez dëshiron të jetë në “Kamp Nou” sezonin e ardhshëm. Natyrisht, kjo duket më shumë dëshirë sportive, pra synimi i një futbollisti profesionist që të jetë në një skuadër të madhe, dhe në një ligë të madhe, ndonëse duhen plotësuar edhe disa kushte financiare. E përditshmja katalanase “Sport” shkruan se Mino Raiola i ka kërkuar Barcelonës që të bëjë gjithçka që sulmuesi i Dortmundit të luajë për ekipin e trajnerit Ksavi Hernandez. Kërkesa e Raiolës është që presidenti Laporta të plotësojë kërkesat financiare të tij dhe të Halandit. Me gjasë, 21-vjeçari e ka zgjedhur preferencën për të ardhmen, Barcelonën, ku projekti i ri mund të bazohet tek ai, mund të ketë një sfidë të madhe me Realin e Mbapesë (nëse francezi shkon në Madrid) dhe mund të kërkojë trofe të mëdhenj.

Sfidanti.al