Në Angli është pikërisht kështu, që askush nuk të hap rrugë lehtë, madje edhe të mposht. Midëllsbrou, një nga skuadrat historikisht mesatare të vendit, realizoi goditjen e dytë të madhe në një sezon duke eleminuar Totenhemin nga Kupa. Trajneri Antonio Konte ishte i dëshpëruar dhe kërkoi më shumë vazhdimësi dhe më shumë mentalitet fitues nga yjet e tij, pasi nuk bëri punë as Harri Kejn (në foto). “Ne duhej ta kishim mbyllur ndeshjen që në fillim, sepse i patëm mundësitë, – tha Konte, – por, gjithsesi Boro e meritoi fitoren”. Xhosh Kobërn shënoi golin e vetëm pas pushimit, ndërsa mediat e inkurajojnë Konten duke i thënë që të mos mërzitet shumë sepse Midëllsbrou eleminoi këtë sezon edhe Mançester Junajtidin, madje duke e mundur në “Old Traford”, ndërsa Totenhemi të paktën humbi jashtë fushe.
Sfidanti.al