Presidenti Zhoan Laporta do të bëjë ofertën e tij, dhe sipas mediave katalanase, kjo mund të ndryshojë gjithçka. Dihet se agjenti i Usman Dembelesë nuk ka asnjë dëshirë që lojtari i tij të vazhdojë tek Barcelona, i mërzitur nga sjellja e Laportës dhe nga fakti se në “Kamp Nou” nuk kanë aq shumë para sa t’i kënaqin. Gjithsesi, raporti i shkëlqyer i sulmuesit francez me trajnerin Ksavi Hernandez, dhe fakti se gjithçka po ecën mirë këto kohë, mund ta bintë që të provojë që të vazhdojë karrirën tek Barça. Sipas “Sportit”, Laporta do t’i ofrojë Dembelesë një kontratë afatshkurtër, 2-vjeçare, me rrogë “të varfër”, që do të thotë disa milionë euro në vit, por jo të nivelit 10-15 milionë euro siç dëshiron ai. Kjo kontratë afatshkurtër mund të bëjë që Dembele ta ketë fatin në duart e tij.
Sfidanti.al