Skiatori ukrainas, Malishev, bie dëshmor për atdheun e tij!

Nuk dihet sesi ka ndodhur saktësisht, por lajmi është që një sportist i ri i Ukrainës ka dhënë jetën në mbrojtje të atdheut të tij. Jevhen Malishev, skiator në dygarësh në skitë alpine, ishte i regjistruar në milicinë ukrainase për të luftuar ndaj ushtrisë ruse që po sulmon qytetet e vendit të tij. Malishevi, 20-vjeçar, kishte lindur në Harkiv, qytet që po bombardohet (rusët thonë se raketat janë ukrainase). Malishevi bëri atë që duhet të bëjë çdo qytetar për vendin e tij dhe kujtimi i tij do të jetë i përjetshëm.

Sfidanti.al