Humbja e Novak Gjokoviçit në turneun e Dubait ndaj numrit 123 të botës, Jirzhi Veseli, do të ketë një pasojë që do të jetë historike në tenisin e meshkujve. Që nga java që vjen numri 1 i botës do të jetë rusi Danil Medvedev, dhe kjo do të jetë hera e parë që 18 vjet, që nga viti 2004, që vendi i parë i renditjes nuk mbahet nga njëri prej “katërshes së madhe”. Kjo katërshe përbëhet nga “treshja” vërtet e madhe Rozher Federer, Rafael Nadal e Novak Gjokoviç si dhe nga Andi Marrej. Humbja ishte shumë e papritur për tenistin serb, që kishte 3 muaj që nuk luante, dhe tregoi se edhe më të mirët kanë nevojë për një numër të caktuar ndeshjesh radhazi për të ruajtur formën.
Sfidanti.al