Feliks Magat: Ikja e Nojerit, më e rëndë për Bajernin se e Levandovskit

Sot është rekordmeni për ndeshjet pa pësuar gol, me 209 të tilla, ndërsa kaloi Oliver Kahnin në 2021, që kishte arritur në 196. Manuel Nojeri është një “hajmali” për Bajernin e Mynihut dhe ish-trajneri Feliks Magat, thotë se ai është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës. “Është një fat që futbolli gjerman ka Nojerin, – tha ai, – Ter Shtegen është i shkëlqyer gjithashtu, por nuk e ka karizmën e Nojerit. Mendoj se Bajerni do të ndjejë më shumë largimin e Nojerit, kur ai të mbyllë karrierën, sesa atë të Levandovskit”.

Sfidanti.al