Adnan Januzaj nuk ka marrë mundin t’i urojë Kosovën përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës
Shumë futbollistë shqiptarë, të cilët luajnë në liga të ndryshme Evropiane, kanë uruar përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës, shkruan Express.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Shkodran Mustafi, edhe pse përfaqësojnë Zvicrën përkatësisht Gjermaninë, nuk kanë hezituar të urojnë Kosovën.
Por, sulmuesi i Sunderlandit, Adnan Januzaj, edhe pse ka prejardhje nga Kosova, ka hezituar t’i urojë vendlindjes së babait përvjetorin e nëntë të Pavarësisë, shkruan Express.
Me këtë gjest, Januzaj, i cili ka pasaportë belge, përfundimisht i ka shkuar shpresat e të gjithë sportdashësve se mund ta veshë fanellën e përfaqësueses së Kosovës.